
Agim Shahini
Kryetari i Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), Agim Shahini ka thënë se krijimi i Bordit të Paqes në Davos nga administrata amerikane nën drejtimin e presidentit Donald Trump nuk është thjesht një iniciativë humanitare.
Ai thotë se mesazhi është i qartë: Bordi i Paqes nuk është vetëm humanitar. Ai është një mjet politik dhe gjeostrategjik që fuqizon SHBA-në dhe tregon se politika
“Krijimi i Bordit të Paqes për Gazën nga administrata amerikane nën drejtimin e Donald Trump nuk është thjesht një iniciativë humanitare. Ky bord koordinon rindërtimin e Gazës pas shkatërrimeve totale nga lufta, duke vendosur SHBA-në si aktor kryesor në vendimmarrjen globale. Ndryshe nga pritshmëritë, shumica e vendeve të BE-së nuk morën pjesë, përveç Bullgarisë dhe Hungarisë. Heshtja evropiane tregon mungesë vizioni dhe gatishmërie për të kontribuar në rindërtimin dhe stabilitetin rajonal, duke lënë hapësirë që SHBA të vendosë standardet dhe ritmin e ri. Një element kyç është pjesëmarrja e Kinës dhe Rusisë, që tregon ndikimin e SHBA-së edhe mbi rivalët globalë. Trump po vepron si një udhëheqës strategjik global, duke koordinuar procesin e rindërtimit dhe vendosjen e standardeve ndërkombëtare”, ka shkruar ai.
Më tej ka shkruar se BE-së ndaj kësaj është dukshme, ndërsa SHBA po krijon rend të ri botëror.
“Edhe Kosova dhe Shqipëria janë angazhuar në këtë bord, edhe pse të kufizuar financiarisht, rritur peshën diplomatike dhe duke marrë një rol aktiv në vendimmarrjet ndërkombëtare. Mesazhi është i qartë: Bordi i Paqes nuk është vetëm humanitar. Ai është një mjet politik dhe gjeostrategjik që fuqizon SHBA-në dhe tregon se politika, diplomacia dhe strategjia janë të pandashme. Heshtja e BE-së është e dukshme, ndërsa SHBA po krijon rendin e ri botëror”, ka thënë ai.

















