Përplasje në mbledhje të Qeverisë për shkarkimin e bordit të “Ibër Lepencit”, raporton KTV.
Koalicioni qeveritar është përplasur rreth vendimit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonimik për shkarkimin e bordit të drejtorëve të ndërmarrjes “Iber Lepenci”.
Ministri Valdrin Lluka ka arsyetuar vendimin, duke thënë se me gjithë kërkesën që të mos ketë ndarje të bonueseve, bordi i ka dhënë vetes bonuse, plus punëtorëve rrogën e 13.
Lluka ka thënë se paga mesatare në këtë ndërmarrje është mbi 900 euro.
Mirëpo kundër këtij vendimi ka qenë zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, i cili nuk u pajtua me vendimin e marrë duke abstenuar.
Me këtë veprim nuk është pajtuar as ministri Besim Beqaj, mirëpo kryeministri Ramush Haradinaj i ka dhënë përkrahje vendimit.