Bordi emëron Basri Sejdiun ushtrues detyre në SHSKUK

E publikuar: 11/10/2017 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas dorëheqjes së Curr Gjocajt, bordi e mori menjëherë vendimin tjetër që ta faktojë si ushtrues detyre, dr. Basri Sejdiun.

“Ne si bord e falënderojmë Gjocajn për bashkëpunimin dhe profesionalizmin. Gjocaj ka qenë i vetmi drejtor i cili e ka kryer mandatin e plotë si drejtor i SHSKUK’së.”

Dorëheqjen e Gjocajt e bëri të ditur ministri i shëndetësisë Uran Ismaili. “Posa u njoftova se drejtori i SHSKUK-së ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. E falënderoj drejtorin për punën që e ka bërë dhe shpresoj se bordi drejtues do të marrë vendime të shpejta për plotësimin. Shëndetësia ka nevojë për reforma të thella. Na pret një rrugë e gjatë, por atë e kemi filluar”, ka thënë Ismaili.