Sulmuesi i Barcelonës, Neymar është në negociata me Paris Saint-Germain.
Neymar mund të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.
Reprezentuesi brazilian nëpërmjet babait të tij ka filluar kontaktet me drejtuesit e Paris Saint-Germain, klub i interesuar për transferimin e tij, ka bërë të ditur “Fichajes”, përcjell “Lajmi.net”.
“Babai i Neymar ka negociuar me Paris Saint-Germain. Unë nuk e di nëse janë ende duke negociuar apo jo. Ai ka biseduar me një pëson të besuar të presidentit, Al-Khelaifi”, deklaroi gazetari spanjoll. Eduardo Inda.