Një fluturim i Turkish Arlines nga Nairobi në Stamboll u devijua pasi në bord u shfaq një rrjet wireless quajtur “bombë në bord” i cili alarmoi pasagjerët, lajmëroi kompania ditën e sotme.
Turkish Airlines tha se fluturimi bëri një ulje urgjente në aeroportin e Khartumit në Sudan por fluturimi më pas vijoi normalisht pas kontrolleve të sigurisë.
“Ekspertët thanë se rrjeti Wi-Fi u krijua në bord. Gjatë procedurave të sigurisë nuk ishte vënë re asnjë shkelje.
Individët mund të krijojnë rrjete personale wi-fi me telefonët mobile dhe ti emërtojnë sipas dëshirës.
Kompania ajrore tha se të 100 pasagjerët u rikthyen në bordin e avioni pas kontrolleve për të vijuar fluturimet.
Turkish Airlines nuk tha nëse ishte identifikuar pasagjeri që kishte krijuar rrjetin wireless në fjalë. /PCWorld Albanian