BBC ka konfirmuar sulmin që ka ndodhur ndaj një autokolone palestineze, të cilët po largoheshin nga veriu drejt jugut të Gazës.
Sipas BBC-së, sulmi ka ndodhur në rrugën Salah-al-Din, një nga dy rrugët e evakuimit.
Rruga ishte plot trafik gjatë gjithë ditës pasi banorët e Gazës me bazë në veri iu përmbajtën paralajmërimeve izraelite për të liruar zonën.
Të paktën 12 trupa të pajetë janë të dukshëm në pamjet, kryesisht gra dhe fëmijë – disa prej të cilëve duken të jenë të moshës dy deri në pesë vjeç.
Shumica shihen të shtrirë në pjesën e pasme të kamionit – të tjerët janë të shpërndarë nëpër rrugë.
Ministria palestineze e Shëndetësisë thotë se 70 persona u vranë në vendngjarje dhe fajëson Izraelin për sulmin./KlanKosova