Bombardime të ashpra në Siri: Vriten 71 veta, plagosen qindra të tjerë

E publikuar: 19/02/2018 20:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, ka njoftuar se 71 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, nga sulmet e qeverisë siriane dhe aleatëve të saj në Ghoutën Lindore, raporton Reuters.
Sulmet ajore, sulmet me raketa dhe artileri në pjesën e rrethuar në periferi të Damaskut, kanë plagosur 325 persona, ka thënë kjo organizatë.

Ende nuk ka pasur ndonjë koment nga ushtria siriane.

Qeveria e Damaskut ka thënë se ka pasur cak vetëm militantët.

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se afro 400,000 persona jetojnë në Ghoutën Lindorëe, e cila gjendet nën rrethim qeveritar nga viti 2013.

Vëzhguesi Sirian me bazë në Britani, ka thënë se përshkallëzimi i fundit i situatës në këtë zonë, ka nisur të dielën./GazetaExpress/