Futbollisti i Selesaos do të firmosi një kontratë tre vjecare me kampionët e Francës, nga e cila do të përfitojë 9 milion euro në sezon.
Daniel Alves firmos për Paris Saint Germain! Braziliani zgjodhi të ardhmen e tij duke vendosur të vazhdojë karrierën në Paris, me Barcelonën dhe klubin francez që arritën këtë të martë një marrëveshje mes tyre. Futbollisti i Selesaos do të firmosi një kontratë tre vjecare me kampionët e Francës, nga e cila do të përfitojë 9 milion euro në sezon.
Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja “Marca” sipas së cilës mbrojtësi do të udhëtojë në ditët e ardhshme për në kryeqytetin francez për të zyrtarizuar dhe marrëveshjen me klubin parizien. Largimi i Alves ishte bëri i ditur që në përfundim të sezonit të kaluar, madje lojtari u mendua se do të largohej që në verë, por Barcelona nuk gjeti një klub të gatshëm për të paguar për të. Alves largohet nga Barcelona pas 7 vitesh, teksa u transferua në “Camo Nou” në vitin 2008 nga Sevilla. Në “Parc de Prince” ai do të luajë bashkë me bashkëkombasit e tij, David Luiz, Marquinhos, Maxëell dhe Thiago Silva.