Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

E publikuar: 15/09/2024 23:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center.

Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi Jongo.

30-vjeçari u tregua dominant gjatë tre raundeve të para, kurse gjyqtari u detyrua ta ndërpresë meçin.

Kujtojmë që fitore në këtë event boksi arriti edhe Amarildo Bakaj.

Roberto gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 13 meçe dhe i ka të gjitha fitore me nokaut.