Bogov: Partitë të mos i përziejnë bankat në betejat e tyre

E publikuar: 01/12/2015 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Guvernatori i Bankës Popullore, Dimitar Bogov, apeloi deri te partitë politike që të mos i përziejnë bankat në betejat e tyre politike.

“Presionet politike ndaj bankave janë të palejueshme dhe të palidhura me ekonominë e tregut. Duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e bankave janë në pronësi të huaj, presioni politik ndaj bankave mund të ketë pasoja katastrofale ndaj perceptimit të tyre për ambientin e biznesit në Maqedoni dhe për planet e tyre të ardhshme.

Bankat afariste kanë lirinë e plotë dhe të drejtën që vet të vendosin se ku do t`i plasojnë mjetet e tyre likuiduese në pajtueshmëri me politikën e tyre afariste”, deklaroi guvernatori Bogov, raporton zhurnal.mk

Deklarata e tij erdhi pas thirrjes së liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, të cilën e dërgoi deri te bankat që të udhëhiqen nga interesi shtetëror dhe ai i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.