Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq tregon se për dy ditë ka pranuar telefonata që të mos e kritkojë Listën Serbe dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Sipas Bogdanoviqit, në këmbim i kanë ofruar një pozitë ministrore dhe të jetë nënkryetar i Listës Serbe.
“Dje dhe sot pata disa telefonata, ata më luten që të mos kritikoj më Listën Serbe dhe Aleksandar Viçiqin dhe në këmbim më ofruan të bashkohem me Listën Serbe e të jam nënkryetar dhe ministër i parë i saj në Qeverinë e Kosovës pas zgjedhjeve të ardhshme. Nderi im nuk ka çmim!”, ka shkruar ai në Twitter.
Yesterday and today I had several calls,
they praying me, not to criticize @srpskalista and @avucic anymore,
and in return I was offered to join Srpska list,
to be its first vice-president and minister in the government 🇽🇰 after the next elections 😂😂😂
My honor has no price!— Бобан Богдановић (@0dgovor) April 22, 2023