Blushi: Ajo që po ndodhë në Maqedoni e turpshme për Ballkanin (Video)

E publikuar: 19/05/2015 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Ben Blushi i cili ka vizituar ditën e sotme ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë, ka treguar lidhur me takimet me banorët. Thotë se ajo që iu tha të ketë ndodhur në Kumanovë, ishte e ‘frikshme’ dhe e pakrahasueshme me atë që u pa në media.

“Është një ditë e shëmtuar në historinë e Ballkanit modern, që nga koha e luftërave në Bosnjë ose në Kosovë ne shpresonim se nuk do të përsëriteshin ngjarje të tilla. U përsërit në Kumanovë për arsye që ende janë të pashpjegueshme”, tha Blushi në emisionin ‘Zona B’ në Klan Kosova.

Tha se Maqedonia nuk është shtet demokratik dhe se banorët e Lagjes së Trimave nuk kishin ditur asgjë, derisa nëpër bodrume fshiheshin nga plumbat.

Blushi tha se vizitoi këtë lagje në shenj solidarizimi dhe se nuk pret të ketë ndonjëherë hetim të drejtë për atë që ndodhi në Kumanovë për shkak të paragjykimit.

“Ka qenë shteti që ka agresuar banorë të pafajshëm për një paranojë”, tha Blushi.