Policia në Washington D.C. ka reaguar shpejt pas raportimeve për të shtëna në qendrën e vizitorëve në kompleksin e Kongresit amerikan.
Sulmuesi është kapur, ndërsa një oficer i policisë është plagosur, kanë bërë të ditur autoritetet.
Kongresi është mbyllur si pasojë e “kërcënimit të mundshëm të sigurisë”, ka thënë policia e Uashingtonit, njofton The Washington Post.
Më herët, stafit të Senatit amerikan i është dërguar një email, ku thuhet se “janë raportuar të shtëna me armë”. Punonjësit janë këshilluar të qëndrojnë brenda në ndonjë vend të sigurt.