Bllokohen negociatat, Rrahmani mund të largohet nga Napoli

E publikuar: 28/11/2025 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Napoli po përballet me një situatë të ndërlikuar rreth të ardhmes së Amir Rrahmanit, pasi bisedimet për rinovimin e kontratës së tij kanë ngecur dhe klubi rrezikon ta humbasë mbrojtësin kosovar.

Interesimi nga dy klube të mëdha turke është rritur ndjeshëm, duke e bërë presionin edhe më të madh për drejtuesit napolitanë që të gjejnë një zgjidhje sa më shpejt.

Për momentin, e ardhmja e kapitenit të Kosovës mbetet e pasigurt dhe merkato mund të hapë skenarë të rinj për të.