Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken i bëri thirrje qeverisë izraelite të ndërmarrë hapa “urgjent” për t’i dhënë fund dhunës nga kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor.
Sekretari amerikan i shtetit “theksoi nevojën urgjente për të ndërmarrë hapa për të ulur tensionet në Bregun Perëndimor, veçanërisht për të adresuar nivelet në rritje të dhunës ekstremiste nga kolonët”, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller.
Blinken diskutoi gjithashtu me Gantz, ministër izraelit përpjekjet diplomatike që po bëhen për lirimin e pengjeve të Hamasit.
Rreth 240 njerëz u rrëmbyen nga militantët e Hamasit më 7 tetor, kur lëvizja islamike palestineze nisi një sulm të paprecedentë në territorin izraelit ku 1200 persona u vranë kryesisht civilë, sipas autoriteteve izraelite.
Bombardimet hakmarrëse izraelite të Rripit të Gazës kanë shkaktuar më shumë se 11,500 viktima, gjithashtu shumica dërrmuese civilë, duke përfshirë 4,710 fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit.
Që nga shpërthimi i luftës, të paktën 190 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor.