Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka goditur presidentin e Republikës Srpska, Millorad Dodik, duke thënë se ai është në rrugën e Putinit.
Në një status në rrjetin social Twitter, Blinken ka kritikuar sulmet e Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore ndaj qytetarëve në Republikën Srpska të Bosnje e Hercegovinës.
“Sulmet e Milorad Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republika Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të Presidentit Putin. Departamenti i Shtetit, përfaqësuar nga Ambasadori Murphy, vazhdon të avokojë për të ardhmen demokratike dhe të begatë që e meritojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës”, shkroi Sekretari Blinken.
Retorika për largim të RS-së nga Bosnja e përdorur nga Dodik në qeverisjen e tij ka ngritur shumë tensionet etnike në këtë shtet. Së fundi, një çift i të moshuarve boshnjakë ishin rrahur brutalisht nga huliganë serbë në shtëpinë tyre. /Gazeta Express/
Milorad Dodik’s attacks on basic rights and freedoms in Republika Srpska show he is on President Putin’s authoritarian path. @StateDept, represented by Amb. Murphy, continues to advocate for the democratic and prosperous future that all citizens of Bosnia and Herzegovina deserve.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) March 29, 2023