Blinken dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës, bën thirrje që palët t’i kthehen dialogut

E publikuar: 25/09/2023 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari amerikan i Shtetit, i ka quajtur të papranueshme sulmet ndaj Policisë së Kosovës, ku një zyrtar policor u vra nga grupet kriminale serbe në Banjskë të Zveçanit.

Blinken kërkoi nga Kosova dhe Serbia që t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Sulmet e dhunshme të fundit ndaj Policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës janë të papranueshme. I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet që mund të nxisin më tej tensionet dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Blinken.