Forca të shumta të policisë janë vërejtur gjithandej nëpër rrugët e kryeqytetit dhe përreth institucioneve qysh në orët e hershme të mëngjesit.
Pjesëtarët e policisë tashmë kanë zënë vend edhe tek ndërtesa e re e qeverisë, ku janë parë duke shkuar një numër i madh i tyre, raporton Indeksonline.
Ndërkaq në orën 14:00 pritet të nisë edhe protesta e thirrur nga opozita e bashkuar./Indeksonline/