“Blic”: Shqiptarë kanë hyrë në Serbi, xhandarmeria ka hapur zjarr

E publikuar: 16/04/2015 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grup shqiptarësh ka hyrë gjatë ditës së sotme në territorin e Serbisë, në afërsi të Merdarës, me qëllim që ilegalisht të presin dru, shkruan portali serb “Blic”.

Pas paraqitjes së rastit, ka intervenuar Xhandarmeria serbe, pjesëtarët e së cilës kanë hapur zjarr, respektivisht kanë gjuajtur në ajër, gjë që i ka detyruar shqiptarët të ikin, shkruan mediumi.

“Kjo s’është hera e parë që shqiptarët për të hyjnë në territorin e Serbisë për të prerë malin”, shkruan “Blic”, duke përkujtuar rastin e vrasjes së një pjesëtari të xhandarmerisë serbe, që ka ndodhur gjatë një përleshjeje në afërsi të vendkalimit kufitar Merdare, në veri të Kosovës. /KP/