Sasho Mijalkov, shefi i shërbimit maqedonas të kundërzbulimit, i cili të Martën dha dorëheqje nga ky post, simbas shërbimeve serbe të sigurisë, ka pase rol aktiv në organizimin e “sulmit terrorist” në Kumanovë.
Njeri që shpesh vizitonte Beogradin, ku për dy ditë i linte deri në 5,000 euro me nji mikeshë të tij të afërt. Mijalkov tash e nji dekadë konsiderohet si njeriu ma i fuqishëm në Maqedoni, i cili mban lidhje me politikanët dhe kriminelët ma me ndikim nga Shqipnia dhe rajoni. Qëllim i sulmit ishte shkaktimi i incidentit ndëretnik, i cili do ta mbronte qeverinë e Gruevskit nga sulmet e opozitës maqedonase, e cila për 17 Maj paralajmeronte mitingun e rrximit të pushtetit. Mirepo, situata duel prej kontrolli dhe “incidenti ndëretnik” i planifikuem u shndërrue në “sulm terrorist”, tha për gazetën serbe Blic nji burim i mirinformuem nga shërbimet sekrete serbe, transmeton lajmi.net.
Simbas burimeve te kesaj gazete, Mijalkov vihet në lidhje direkte me organizatorin e sulmit, Mirsad Ndrecaj, i quejtun Komandanti NATO.
Mijalkov ka rrjet të zhvilluem biznisi në Çeki dhe Sllovaki, thotë ky burim.“Ka biznis të zhvilluem në Sllovaki dhe Çeki. Po ashtu, asht nën vëzhgim nga ana e shërbimeve sekrete të hueja, të cilat me të madhe po pregaditen me dëshmue kapitalin e tij të përfituem në mënyrë të dyshimtë”, tha ky burim.
“Ai asht mysafir i shpeshtë edhe në Beograd, ku ka nji mikeshë të afërt, për të cilën për dy ditë shpenzon deri në 5,000 euro”.
“Fale lidhjeve, Mijalkov në Serbi hyn pa regjistrim në kalimin kufitar”.