Bleu vilë n’Tiranë, hetim për pasuri të fshehura – Gjermani i akuzuar për mashtrim do të ekstradohet në Korenë e Jugut

E publikuar: 05/11/2023 17:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

TIRANË- Gjermani Stephan Morgenstern, i cili u arrestua në gusht 2023 në Tiranë do të ekstradohet në Korenë e Jugut ku ai përballet me një dënim të përjetshëm. 61-vjeçari dhe bashkëpunëtorët e tij kanë sekuestruar asete dhe llogari bankare të vlerësuara në 123 milionë euro, që tashmë hetuesit thonë se nuk është as një e treta e të ardhurave të tyre përmes mashtrimeve.

Interpoli dhe prokuroritë përkatëse nga pesë vende që punojnë së bashku, kanë kërkuar bashkërisht nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe ditët e fundit që të ngrijnë asetet e tij miliona në Dubai, ndërkohë që gjuetia për partnerin e tij të arratisur Roman Ziemian është në vazhdim. Gruaja e Stephan dhe bashkëpunëtorët e tyre janë tani nën hetime, për të fshehur pasuritë e vjedhura, të krijuara përmes mashtrimit.

Në dhjetor 2022, Stephan Morgenstem u arrestua në Greqi teksa po tentonte të hipte në një fluturim për në Dubai, ndërkohë gjykata greke caktoi ndaj tij ‘arrest në shtëpi’. Stephan arriti të ikte në Shqipëri dhe u fsheh deri në arrestimin e tij në aeroportin e Rinasit, ku po priste gruan e tij që kishte mbërritur me një fluturim nga Dubai.

Gjatë arrestimit të tij në Tiranë për “Mashtrim në rrethana të rënda” u zbulua se Stephani ka blerë një vilë në periferi të Tiranës./Dosja.al