Bleu shtëpi, nën të gjeti bunkerin e madh të Luftës së Dytë Botërore (Foto)

E publikuar: 05/11/2017 21:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Richard Asare-Joy nuk donte të jetonte më në Kent, andaj ka blerë një shtëpi në Somerset të Anglisë, për të nisur një jetë të re me familje e tij.

Burri 47-vjeçar kishte blerë për rreth 500 mijë euro një shtëpi me pesë dhoma gjumi, shumë komode, moderne por që fshihte një sekret, transmeton Telegrafi.

Poshtë objektit të banimit ndodhej hapësira e rrethuar me mure të trasha rreth një metër, që ishte përdorur si bunker gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjeneratori dhe disa pajisje tjera

Të paprekura kanë mbetur gjeneratorët, sistemi i ajrosjes dhe kanalizimit, vetëm se shumë të amortizuara.

Familjarët në shtëpinë e re

Sipër bunkerit kishte qenë e njëjta ndërtesë e kamufluar si shtëpi familjare, por që është përdorur nga ushtarët për të vëzhguar lëvizjen e aeroplanëve të armikut. /Telegrafi/