Bletët e egra praktikojnë një rutinë të çuditshme, për frikësimin e insekteve grabitqare (Video)

E publikuar: 16/01/2019 08:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tufa e bletëve të egra që ndodhej në një pemë diku në Vietnam, realizuan disa lëvizje të çuditshme, që duket sikur e tërë struktura është duke lëvizur.

Rutina që praktikojnë këto bletë mjalti, që në gjuhën shkencore quhen Apis Dorsata, i shfaqë duke e ngritur pjesën e barkut për 90 shkallë, transmeton Telegrafi.

Teknika e njohur si ‘dridhjet’ ngjanë shumë me atë që praktikohet në stadiume sportive, kur tifozët ngrihen njëri pas tjetrit si pjesë e valës meksikane.

Në këtë formë, këto bletë frikësojnë insektet grabitqare, në mënyrë që të mbrojnë hojet si dhe individët e grupit. Sulmuesit kryesor të tyre janë grerëzat, që u grabisin ndonjë bletë dhe duan t’ju marrin mjaltin. /Telegrafi/