Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, është i njohur po ashtu edhe për faktin se është tifoz i flaktë i Barcelonës.
Teksa ajo që besohet se është e dashura e tij, Afrona Dika, po shijon pushimet në Dubai, është Blero ai që ka gjetur kohën për të përcjellur Barcelonën.
Dhe natyrisht se triumfi e kalimi në finale nuk ka mundur të shkojë pa u festuar nga këngëtari dhe pa u komentuar prej tij.
Ai ka talluar në disa fotografi tifozët e Bayernit, duke postuar një herë Lionel Messin duke festuar me ç’rast ka shkruar “Mirmbrëma si jeni”, duke aluduar në epërsinë e Barcës në fillim të takimit.
Kurse në një tjetër fotografi shihet luani dhe Lionel Messi, krahasimi i këngëtarit që u komentua me një tjetër tallje: “Kah po dilni sonte?”.
Sigurisht se polemika ka pasur nga tifozë të Bayernit, por mbetet të shihet a do të festojë Blero edhe pas finales njëjtë sikurse që bëri dje.