Blero bëhet romantik, i dedikon një urim të veçantë Afronës për ditëlindje

E publikuar: 09/08/2017 09:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Modelja Afrona Dika feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 25-të.

Me këtë rast ajo ka marrë shumë urime të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj

Por urimin më special me dedikimin më emocionues, ia ka bërë i fejuari i saj, këngëtari i njohur i estradës, Blero.

Ky i fundit mbrëmë pas orës 00:00 ka publikuar një fotografi shumë të veçantë në InstaStory, ku shfaqet në një darkë romantike pranë bukuroshes Dika.

“Të dëshiroj 125 vite lumturi dashuria ime. Dua të plakem me ty @afronadika, Te dua”, kanë qenë fjalët e këngëtarit.

 Duket se për këtë datë, çifti ka caktuar përgatitjet për një festë sa më të veçantë.

“P.s nesër na pret një ditë shume e veçantë”, kishte shkruar më tej këngëtari Blero në fotografi. /Telegrafi/