“Blerje e re” për Bayernin, Ribery drejt rikuperimit

E publikuar: 12/07/2015 19:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agonia ka përfunduar, Franc Ribery po rikthehet. I dëmtuar në 11 mars, gjatë ndeshjes së kthimit të 1/8 të Champions kundër Shakhtarit, francezi sipas raportit fillestar të mjekëve duhej të qëndronte jashtë fushe vetëm dhjetë ditë. Në të vërtetë problemi në kaviljen e djathtë nuk u zgjidh kurrë dhe në fund të qershorit u vendos që ta hidhte në allci. Tani Ribery e hoqi kaviljen nga allcia dhe duhet të ketë qenë gati të kërcente nga gëzimi. “Është dicka e bukur që s’e kam më këmbën të bllokuar” deklaroi për Bild. Data e rikthimit ende nuk është përcaktuar. L’Equipe pak javë më parë hidhte dhe hipotezën se francezi e kishte mbyllur karrierën. Tani ky alarm nuk egziston më, por askush nuk e nënvlerëson dëmtimin e tij.

” Tani jam më mirë, por natyrisht që në formën optimale, – deklaroi Ribery, – nuk kam më muskuj, duhet të vazhdoj dalëngadalë. Tani do të filloj të eci me bicikletë”.

Natyrisht që Ribery është goxha më mirë me humorin në krahasim me një muaj më parë, kur dukej i demoralizuar për shkak të problemit të tij fizik dhe deklaronte se ndihej si në kafaz, pasi nuk mund të bënte as një ditë pushim pa marrë fizioterapistin me vete. Tani situata është përmirësuar ndjeshëm, aq sa edhe Karl Heinz Rummeinge u shfaq optimist.

” Shohim dritë në fund të tunelit”, deklaroi Administratori i Deleguar i Bajernit në lidhje me Ribery. Duket e vështirë që në 1 gusht Ribery të mund të luajë finalen e Superkupës së Gjermanisë kundër Wolfsburgut, por që tani e deri në fillimin e kampionatit, i programuar për në 14 gusht, me Bajernin që përballet në sfidën e parë me Hamburgun, ka më shumë se një muaj kohë, dhe ajo mund të jetë dita e duhur që Ribery të ndihet sërish një njeri i lirë./supersport.al