Blerina Kllokoqi-Rugova reagon për vdekjen e Festim Isufit

E publikuar: 09/05/2025 18:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës kanë konfirmuar se sot në Rrugën B në Prishtinë pas informatave që kanë marrë, kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me mjekët emergjentë dhe kanë konstatuar vdekjen e një mashkulli 34 vjeçar.

Viktima raportohet të jetë dizajneri i njohur kosovar, Festim Iusfi.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe dizajnerja e njohur Blerina Kllokoqi-Rugova, e cila u shpreh e pikëlluar për rastin.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ajo ka ndarë një mesazh prekës për kolegun e saj:

“Një shpirt i ndjeshëm, një dizajner i talentuar dhe një njeri i mirë na la. Pusho në paqe, Festim.”