Këngëtarja Bleona Qerreti nuk heq dorë nga projektet. Me anë të postimeve në rrjetet sociale ka bërë me dije se ka filluar realizimin e videos më të re, të cilën e ka cilësuar fantastike.
Këngëtarja për të qenë sa më pranë adhuruesve të saj ka publikuar dhe disa pjesë nga realizimi i klipit më të ri.
Edhe pse e angazhuar në jurinë e “X Factor Albania 4”, Bleona bën përpjekje maksimale për të dhënë më të mirën qoftë në Shqipëri apo Amerikë.
Ndryshe ajo u përfol shumë edhe në mediat botërore, pas veshjes së saj skandaloze në American Music Awards.