Bleona shokon sërish, “ngrin” vezët për të mos ngelur shtatzënë!

E publikuar: 10/11/2017 09:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Por këtë herë në emër të karrierës këngëtarja ka realizuar një proçedurë, e cila duket se po praktikohet kohët e fundit nga gratë në karrierë, “ngrirja e vezëve” për të mos mbetur shtatzënë deri në një kohë të caktuar. 

Këngëtarja ka publikuar një video në Facebook ku tregon proçedurën dhe ku shkruan: “Jam kaq e lumtur të ndajë me ju rrugëtimin tim për ngrirjen e vezoreve! 

Kjo proçedurë është një avancim shumë i rëndësishëm për të gjitha gratë të cilat duan ta bëjnë karrierën si prioritet. Do vijoj të publikoj video nga kjo proçedurë,”-përfundon Bleona. Mesa duket tashmë Bleona e ka një partner të cilin dëshiron të mos e ekspozojë?/Gazeta Express/