Bleona Qerreti i dhuron puthje Grenellit, ky i publikon pamjet nga tubimi me komunitetin shqiptar në New York

E publikuar: 26/11/2023 20:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-emisari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell në prag të 28 Nëntorit, festës së pavarësisë së Shqipërisë ka pranuar çmimin “Nëntori shqiptar” nga komuniteti shqiptar në New York.

Në këtë ngjarje ka kënduar këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti, e cila është parë në shoqëri të Grenellit, dhe sipas pamjeve që i ka publikuar ky i fundit në Instagram, ajo i ka dhuruar edhe puthje ish-emisarit.

“Jam shumë krenar që kam pranuar këtë çmim në New York nga komuniteti shqiptar. Ishte një natë e fuqishme me plot festë. Nëntori shqiptar.” – ka shkruar Grenell krahas pamjeve të publikuara në Instagram.