Bleona Qereti: Seks me De Biasin?! Ja si u ndjeva (Foto)

E publikuar: 09/06/2016 10:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hera e fundit që je mërzitur?

Pardje (hahahahaha).

Zënka e fundit që ke bërë?

Unë nuk kam kohë për zënka dhe 10 vitet e fundit jam munduar të mbaj
rrotull vetes njerëz me energji pozitive dhe ta rrethoj veten me
pozitivitet… Jeta është shumë e shkurtër për të qenë e shëmtuar.

Hera e fundit që ke dëgjuar një thashethem për veten?

30 minuta më përpara! Një gazetar më telefonon dhe më thotë thashethemin
e fundit: Zemra ka dalë një lajm që ke premtuar seks me trajnerin e
Kombëtares, De Biazin, nëse ai kualifikon Shqipërinëëë… A është i
vërtetë??? Kjo është idiotësia më e madhe që unë kam dëgjuar, aq më
tepër që nuk e njoh fare se kush është trajneri i Kombëtares… Unë i uroj
shumë suksese Kombëtares tonë po unë nuk kam lidhje me këtë punë.

Hera e fundit që ke fjetur me pizhama?

Dje në darkë. Unë gjithmonë fle me pizhama.

Hera e fundit që ke thënë fjalë të pista?

Kur dëgjova thashethemin e fundit (hahahaha).

Kur të kanë gënjyer për herë të fundit?

Nuk mbaj mend më, sepse nuk ka ditë që nuk dëgjoj të paktën një gënjeshtër.

Hera e fundit që ke harxhuar lekë?

Çdo minutë… Tani jam duke pirë kafe!

Hera e fundit që ke vjedhur?

NUK KAM VJEDHUR ASNJËHERË. Është karma më e keqe që mund t’ia dhurosh vetes.

Hera e fundit që të kanë vjedhur?

Nuk mund të vë gisht po ka një muaj që më mungojnë 2 bizhuteri shumë të
shtrenjta… Dhe herën e fundit kanë qenë në kasafortën time në shtëpi.

Hera e fundit tek estetistja? Përse?

Tani do shkoj … Për 10 minuta kam takimin e thonjve dhe flokëve.

Çmenduria e fundit që ke bërë?

Shkova në Cannes nga LA vetëm për të ngrënë një darkë dhe u ktheva të
nesërmen për LA… Mund të them ishte një nga darkat më të bukura në jetën
time, dhe nuk po flas për ushqimin, por për njerëzit në atë tavolinë.

Hera e fundit që ke votuar?

Në zgjedhjet e fundit këtu në SHBA.

Hera e fundit që ke bërë seks?

Çfarë do me thënë kjo fjalë?!

bleona-n-at-10.43.24-PM