Burime brenda PD konfirmojnë se Bleona Qereti së shpejti shpall lidhjen me një deputet të Partisë Demokratike. Për shkak të martesës së deputetit lidhja është mbajtur disi misterioze dhe e fshehtë. E hëna që shkoi ka nxitur shumë debate në stafin e brendshëm të X Factor 4.
Pas interpretimit të këngës “E io penso a te”, Bleona Qereti rrëfeu se kjo përformancë e futi në mendime, duke kujtuar dikë, të cilin ajo do shumë. Për kë të ketë qënë kjo deklaratë e fortë dashurie? Shumë sy e kanë parë këto ditë Bleonën në shoqërinë e deputetit të Partisë Demokratike.
Pa përmendur asnjë emër, ajo tregoi se ai nuk ishte larg saj, dhe ajo i uron fat atje ku ndodhet. “Kush të jetë vallë personazhi që i ka rrëmbyer zemrën bukuroshes shqiptare”, pyesin kolegët e saj në X factor?
Bleona mund ta ketë lëshuar këtë mesazh të koduar pa emër, në mënyrë që shumëkush të kujtojë se është pikërisht ai personazhi misterioz. Po, po, me Bleonën ndodh edhe kështu./opozita/