Vetëm 48 orë larg premierës eksluzive në VEVO, Bleona Qerreti zgjedh Tiranën për të ndarë emocionet e para, aq sa edhe eshte perlotur para gazetareve per sukesin e saj jashte vendit.
Përmes një konference për mediat, Bleona ‘open mind’, këngëtarja e cila ka folur gjithmonë pa doreza tregon e emocionuar arritjet e saj në tregun botëror, por nuk lë pas pa komentuar edhe daljet dhe jetën e saj private dhe familjare të cilat gjatë sezonit veror kryesuan lajmet rozë.
“Kam 12 vite që kam dal topless! Në 2002-in isha me pushime në Republikën Domenikane dhe aty guxova dhe thyva tabut e zhveshjes”, tregon Bleona. Ajo tregon nuk e ka problem të dal topless as para nënës dhe as babait, madje me humor thotë se, nëse nuk jupëlqen të rrinë nën një çadër me mua mund të dal te tjera.
“Më pëlqen të kujdesem për veten me detaje, që nga thonjtë tek ngjyra e trupit, jam e fiksuar. prandaj, të dalurit topless, për mua është normale. Nuk më intereson nëse mediat sociale publikojnë lajme të tipit që familja ime është nudiste”, pohon Bleona.
Ajo thotë se suksesi, është orgazma e saj. “Suksesi është orgazma ime si person”, thekson këngëtarja e cila flet shumë hapur në prani të babait të saj.