Blenë shtëpinë dhe e mbuluan me xham, dimrit nuk brengosen për të ftohtit dhe vazhdimisht konsumojnë pemë e perime të freskëta (Foto/Video)

E publikuar: 25/10/2017 13:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një familje nga periferia e Stokholmit të Suedisë, shtëpinë e tyre e kanë mbuluar me xham të trashë prej 4 mm, me qëllim që ajo të jetë e nxehtë, kurse faturat t’ju vijnë me një borxh minimal.

Por, nuk ishte vetëm nxehtësia dhe faturat që detyruan dyshen të mbulojnë shpinë me xham, por edhe dëshira e madhe për të mbjellë në oborr pemë e perime, që gjithashtu i kanë mbuluar në xham, transmeton Telegrafi.

Mary Granmar dhe Charles Sakiloto u kishte ardhur kjo ide në kokë duke shikuar konceptin e arkitektit suedez Bengt Varn nga vitet e 70-ta, të cilën ai e kishte quajtur Naturhus (Nature House).

Një shtëpi të tillë Varn e kishte ndërtuar në Stokholm për familjen e tij, e cila ishte e rrethuar dhe mbuluar me xham.

Ai dëshironte të ruante shtëpinë dhe kopshtin, kurse ujin me rënie të lirë e pastronte. Ujin nga të reshurat e mblidhte për t’u pastruar, larë enët dhe rrobat…

Kurse të gjitha bimët që ishin brenda e pastronin ajrin, dhe kolektorët e diellit e akumulonin energjinë në “rezervuarët” nën shtëpi.

Mary dhe Charles kanë vendosur të ndërtojnë versionin e tyre të Naturhus e njohur ndryshe si “shtëpia natyrë”. Ata gjetën një shtëpi të përshtatshme dhe rreth saj vendosën copëza të mëdha të xhamave, që u kushtuan  70 mijë euro.

Tani edhe përkundër temperaturave të ulëta mund të kënaqen duke qëndruar në tarracën e shtëpisë. /Telegrafi/