Sepp Blatter duket se do të qëndrojë në postin e Presidentit të Fifa-s edhe për 7 muajt e ardhshëm, deri në datën e zgjedhjeve të reja presidenciale, por atmosfera rreth tij është bërë vërtet e rëndë. Konferenca e Blatter në përfundim të mbledhjes së Ekzekutivit të Fifas, që fiksoi për në 26 shkurt datën e zgjedhjeve, u ndërpre para se zvicerani të niste fjalën…
Një person u fut në sallë dhe filloi të hidhte mbi Blatter një tufë me kartmonedha false, Sipas BBc bëhet fjalë për Simon Brodkin, humorist anglez që është bërë i famshëm iër interpretimin e personazhit Lee Nelson, Blatter kërkoi ndërhyrjen e forcave të sigurisë dhe konferenca u shty për pak më pas me zviceranin që deklaroi.
” Më vjen keq për atë që ndodhi. Kjo nuk ka të bëjë fare me futbollin. Unë sapo telefonova time më dhe ajo më tha, ‘Mos u shqetëso, është thjesht mungesë edukate. Unë jam ende gjallë, dallgët e tsunamit nuk më kanë marrë me vete”.
Më pas Blatter shpjegoi më në hollësi se si do të jetë Fifa e re duke bërë të ditur se nuk do të garojë më për postin e Presidentit.
” Nuk do të jem një kandidat në zgjedhje, e kam dorëzuqar mandatin tim. Do të ketë një president të ri dhe ky nuk mund të jam unë që jam “presidenti i vjetër”. Unë do ti kthehem hobit tim, punës sime si gazetar. Do të më pëlqente të punoja në radio, që është mjeti më popullor i informimit”.
Blatter preku dhe temen se cili mund të jetë p[asardhësi i tij, duke përmendur dhe emrin e shefit aktual të Uefa-s, Michel Platini.
” Ka shumë që kërkojnë kandidimin e Platini? Komiteti Ekzekutiv vendosi që që sot fillon procesi elektoral. Unë ju uroj gtë gjithë kandidatëve më të mirën, përfshirë këtu edhe Platini”
Blatter, paraqiti dorëheqjen e tij 2 qershorin e kaluar, vetëm 4 ditë pasi ishte rizgjedhur në postin e Presidentit. Zgjedhjet për mandatin e tij të pestë, ndodhën përgjatë një Kongresi që u trondit nga aksioni i FBI që arrestoi 14 persona të rangjeve më të larrta të Fifas të cilët u akuzuan për korrupsion. Blatter është në detyrën e Presidentit të Fifas, që nga viti 1998.