Blatter: Platini më kërcnoi nëpërmjet vëllait tim

E publikuar: 15/08/2015 16:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti në largim i FIFA-s, Sepp Blatter, ka bërë një deklaratë shokuese kundër kreut të UEFA-s, Michel Platini, i cili synon t’i marrë vendin zviceranit në zgjedhjet e parakoheshme. 79-vjecari zbuloi se Plattini e kishte kërcënuar se do të përfundonte në burg nëse nuk do të jepte dorëheqjen. Në muajin Maj, Blatter u rizgjodh president i FIFA-s, por pak ditë më pas njoftoi dorëheqjen pas zbulimit të skandeleve të njëpasnjëshme ku ishte përfshirë prej vitesh institucioni që ai drejtonte. Sipas Blatter, Platini kishte luajtur pistë, duke e kërcënuar nëpërmjet vëllait të tij.

“Platini dhe vëllai im po drekonin bashkë, kur Michel iu drejtua: Sepp duhet të dorëhiqet para zgjedhjeve, përndryshe do të përfundojë pas hekurave”.

Një dëshmitar anomim ka treguar se Peter Blatter kishte shpërthyer në lotë pas fjalëve të Plattini. Francezi ka rëfuzuar t’i komentojë këto akuza, pavarësisht se një burim pranë UEFA-s tha se kjo është një tjetër histori e trilluar nga zyrat e FIFA-s, për të tërhequr vëmendjen nga problemet me të cilat po përballet qeveria e futbollit botëror. Presidenti i UEFA-s ka vedosur t’i anashkalojë deklaratat e Blatter, pasi është i përqendruar në përgatitjen e një programi që do ta ndihmojë FIFA-n në pastrimin e imazhit dhe reputacionit të saj.