Blaka: Me krenari mbështes kandidaturën e Ahmet Isufit për deputet në Kuvendin e Kosovës

E publikuar: 29/12/2024 12:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lulëzim Blaka i ka dalur publikisht në mbështetje, kandidatit për deputet, Ahmet Isufit, shkruan Infosot.

“Me krenari të veçantë mbështes kandidaturën e z. Ahmet Isufi për deputet në Kuvendin e Kosovës. Rrugëtimi i tij përfaqëson histori të gjallë të sakrificës dhe përkushtimit për lirinë e Kosovës.”, ka shkruar mes tjerash Blaka në Facebook.

Postimi i plotë:

Me krenari të veçantë mbështes kandidaturën e z. Ahmet Isufi për deputet në Kuvendin e Kosovës. Rrugëtimi i tij përfaqëson histori të gjallë të sakrificës dhe përkushtimit për lirinë e Kosovës.

Që në moshën 17-vjeçare, Ahmet Isufi u bë pjesë e lëvizjes për liri, duke paguar çmimin e gjashtë viteve burg nga regjimi jugosllav. Por as burgosja nuk e ndali – sapo doli në liri, ai iu rikthye betejës për të drejtat e shqiptarëve.

Si një nga themeluesit e UÇK-së në rajonin e Gjilanit dhe komandant i Zonës Operative të Karadakut, ai udhëhoqi luftën çlirimtare deri në fitore. Pas luftës, kontribuoi në ndërtimin e institucioneve të Kosovës si Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, duke shërbyer me integritet e përkushtim.

Eksperienca e tij si deputet në tri legjislatura dhe udhëheqja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së dëshmojnë aftësitë e tij të spikatura në hartimin e politikave dhe mbikëqyrjen parlamentare.

Sot, si një nga figurat më të respektuara të skenës politike kosovare, Ahmet Isufi përfaqëson vazhdimësinë më të mirë të idealeve të luftës së UÇK-së dhe vizionin për një Kosovë evropiane, të zhvilluar dhe demokratike.

Vota për Ahmet Isufin me numër 40 në listën e AAK-së, është votë për përvojën, integritetin dhe përkushtimin ndaj interesave kombëtare.