Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka i ka reaguar ministri të brendshëm Xhelal Sveçla, për çështjen e veteranëve.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ai duhet të përgjigjet për punësimin e motrës në Ministrinë e Bujqësisë, përderisa shumë aktivistë të VV-së ndihen të tradhtuar.
Postimi i tij i plotë:
Edhe ministri Sveçla paska gjet kohë me ju bashkëngjit “korit gazmor” për çështjen e Veteranëve. E hala nuk është përgjigj se si e punësoi motrën në Ministrinë e Bujqësisë, përderisa qindra aktivistë të VV-së po ndjehen të tradhtuar, se u lanë anash e nuk u punësuan askund./InfoSot/