Në fund të muajit të kaluar u publikuan fotot e para të një telefoni të dytë BlackBerry prodhuar nga TCL.
Ndërsa imazhet jepnin shumë pak detaje, Evan Blass ditën e sotme një postim në Twitter tha se telefoni i radhës do të quhet BlackBerry Motion dhe informacionin e shoqëroi me një foto.
Telefoni të cilin e njihnim si BlackBerry Krypton, është një pajisje vetëm me ekran me prekje. Është dizajnuar nga kompania Kineze TCL dhe vjen me certifikimin IP67 të mbrojtjes nga ujit dhe pluhuri dhe bateri me jetëgjatësi deri në 26 orë.
Goodbye, Krypton.
Hello, BlackBerry Motion pic.twitter.com/lBsdpORHW4
— Evan Blass (@evleaks) October 5, 2017
Kombinuar me sigurinë dhe softuerin enteprise, BlackBerry Motion mund të jetë pajisja e duhur për konsumatorët nga bota e biznesit.
Ndryshe nga KeyOne, Motion nuk ka tastierë fizike. Përkundrazi në pjesën frontale është një panel me prekje dhe buton fizik Home me logon e BlackBerry mbi të.
Korniza e telefonit nga fotoja duket të ketë përbërje prej metali dhe lajmi i mirë është se kufjet 3.5 mm do të ngelen. /PCWorld Albanian