Një prej telefonëve që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e konsumatorit, ishte padyshim telefoni me tastierë fizike dhe sistem operativ Android i BlackBerry, KEYone.
Ky telefon erdhi për të mbushur hendekun që ekzistonte mes një telefoni me butona dhe një sistemi operativ modern.
Tashmë KEYone “Black Edition” ka mbërritur dhe sjell më shumë sesa ndërrimin e ngjyrës.
Në të vërtetë edicioni në ngjyrë të zezë dyfishon sasinë e memorie nga 32GB në 64GB si dhe rrit sasinë e memories RAM nga 3GB në 4GB.
Black Edition është më i shpejtë dhe ruan ende sharmin e modelit origjinal. Aktualisht ky është BlackBerry më i mirë që mund të blini nëse flasim për telefonët Android.
Andaj nëse vlerësoni tastierën fizike dhe përfitimet e mëdha të shkurtesave të aplikacioneve me një të shtypur butoni, atëherë KEYone është zgjidhja e duhur pa kompromentuar aspak ekranin.
Tastiera e KEYone sillet si një trackpad ndërsa telefoni ka edhe një buton të dedikuar i cili kryen më shumë funksione sesa butoni Bixby i Note 8-ës.
KEYone Black Edition doli në shitje në Kanada për 799 dollar. /PCWorld Albanian