BlackBerry nxori në treg muajin e kaluar telefonin e saj të parë inteligjent me sistemin operativ Android. Si duket, kompania kanadeze do të krijojë pajisje të tjera me platformën e Google-it.
Gjatë një interviste të dhënë për Bloomberg, shefi ekzekutiv i BlackBerry-t, John Chen, zbuloi se kompania kanadeze mund të realizojë një tjetër telefon inteligjent Android gjatë vitit të ardhshëm, por kjo do të varet nga suksesi i telefonit të parë Android.
Kompania po punon aktualisht për përhapjen e telefonit Priv në tregje të tjera, ku gjatë tre muajve të ardhshëm do të dalë në 31 tregje të tjera.
Sipas Chen, BlackBerry do të fokusohet tek pajisjet e cilësisë së lartë, megjithatë do të krijojë edhe pajisje me parametra mesatarë gjatë vitit 2016.