BKT Kosova, vazhdon përkushtimin e saj drejt digjitalizimit dhe ofrimit të shërbimeve më moderne në treg për klientët e saj, këtë herë duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Swinto, e cila është një platformë financiare zvicrano-kosovare që ofron pagesa dhe transfere të shpejta parash, pa kosto.
Marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar në mes të BKT Kosova dhe Swinto ka për qëllim sigurimin dhe lehtësimin e shërbimeve si pranimi i mjeteve në formë të remitancave dhe pagesa të shpejta me telefon mobil përmes QR Code.
BKT, ne jemi githmonë këtu!