Shkëlzen Jusaj me 19 vota, Burim Piraj me 9, Faton Kutllovci me 8, Miftar Veseli me 7 vota dhe Faton Nuredini me 6, janë zgjedhur anëtarë të Degës në Kosovë nga Unioni i Bizneseve. Nga 25 fletëvotime, ku prej tyre të gjitha kanë qenë të vlefshme, Kryesia e Kuvendit të Degës u zgjodh me 5 anëtarë, raporton Ekonomia Online.
Shkëlzen Jusaj, pas përzgjedhjes ka thënë se do të punojnë për drafte që t’i propozojnë në institucione, në të njëjtën kohë ai i falënderojë ata që e votuan.
“Ka probleme tjera se po vuan Kosova për fuqi punëtore, ne propozojmë institucioneve për të krijuar shkolla profesionale për të fuqizuar fuqinë punëtore. Unë kam propozime që të kemi memorandume bashkëpunimi, të harmonizojmë dhe t’i vendosim në drafte t’i dërgojmë në institucione për t’i zhvilluar. Falënderoj të gjithë ju, për besimin dhe sigurisht se do bëjmë maksimumin të mos iu dështojmë”, ka thënë Jusaj.