Biznesmeni dhe politikani serb, Bogolub Karic, ne emisionin special në TV PINK dhe TV Happy të Beogradit, të cilat emisione patën shikueshmëri që nuk mbahet mend sepse më shumë se tre milion e gjysmë njerëz shikuan ketë emision, vecanarishte ka folur për faktin se bashkëqytetaret e tij në Kosovë e mbajtën dhe e mbajnë fjalën e dhëne ashtu siç ka bere familja Nikqi nga Rugova e Pejës e cila me vite ka mbrojtur Patrijarkan e Pejës.
Bogolub Kariq në emision shprehu falënderim të veçante familjes se Ramush Haradinajt e cila siç tha Kariq, me sakrificën e saj vetanake ka mbrojtur manastiret e Patrijarkanes se Pejës dhe Deçanit në kohën kur shumë kisha dhe manastire në Kosovë ishin cak i sulmeve. Karic gjithashtu theksoi rendësin e Marrëveshjes se Brukselit te cilën e kane arritur Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuqiq duke e vlerësuar si shumë të rëndesishëm për te ardhmen e dy popujve.
Kariq tha se nevojitet angazhim maksimal për ripertrirjen e marrëdhënieve ekonomike dhe vazhdim të marrëdhënieve ekonomike në mes të shqiptarve dhe serbeve sepse sipas tij ky bashkëpunim është rruga me e shkurtër e tejkalimit te situatës se vështirë politike.
Kariq konsideron qe ngritja e ekonomisë do ti pajtonte qytetaret dhe do tu mundësonte jete te dinjitetshme dhe te mire, transmeton pm.
Biznismeni Kariq tha se Kosova mund te behet ura me e mire e bashkëpunimit të Serbisë me Shqipërinë, thuhet ne kumtesën e zyrës për media te biznesmenit Bogolub Kariq.