Biznesi sipas gjermanëve: Shqipëria hibrid edhe në ekonomi

E publikuar: 12/04/2016 16:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më shumë se gjysma e bizneseve të Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, DIHA e vlerësojnë negativisht situatën ekonomike në Shqipëri, krahasuar me një vit më parë.

“Faktorët që kanë përkeqësim janë administrata publike, parashikueshmëria e politikave ekonomike, siguria ligjore, transparenca në tendera dhe korrupsioni”, thotë Rolf Castro Vasques, President i DIHA-s.

Këta faktorë e rendisin Shqipërinë të parafundit në listën me 20 shtete, duke lënë pas vetëm Kosovën. Vlerësimi, thotë zoti Vasques, është kryer me sistemin gjerman nga 1 shi e barazvlefshme me “shumë mirë”, deri tek 6, ose jo tërheqëse për të investuar. Por cila është këshilla gjermane, që Shqipëria të vlerësohet me mirë se 4.7.

“Ajo që na bie në sy është që në vendet e tjera kemi pika kontakti të pandryshuara ndër vite. Ndryshimet në qeveri nuk kanë asnjë ndikim dhe ata vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre. Do të donim të konstatonim që punonjësit në ministri të kenë mundësi të thonë mendimin e tyre. Dhe dy gjëra, shteti i së drejtës për të cilin jemi të ndërgjegjshëm dhe sa u përket taksave, bizneset gjermane që operojnë në Shqipëri thonë se kur bëhet fjalë për biznese të huaja kontrollohen më shumë se 20 herë në vit nga tatim-taksat”, sqaron Rolf Castro Vasques.

/ Top Channel