Biznesi po dëmtohet/ Pamundësi për të paguar pagat e punonjësve

E publikuar: 16/03/2020 07:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shqipëria është futur në një shtet-rrethim të detyrueshëm që të parandalojë përhapjen e virusit Covid-19. Kjo ka bërë që qytetarët të izolohen në banesate tyre dhe të mos shkojnë në punë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu zhvilloi një intervistë me një nga përfaqësuesit e biznesit, ku ky i fundit tregoi për ‘krizën’ që po kalon biznesi në këto ditë.

Cila është klima në biznesin në Tiranë dhe më gjerë, pas futjes në këtë shtet-rrethim të domosdoshëm për të ulur shpejtësinë e përhapjes së Covid-19?

“Situata është e rënduar. Në radhë të parë kemi masat shtrënguese dhe pastaj vetë paniku që kapi qytetarët shqiptarë. Duhet të ndërhyjmë nëpërmjet këshillave të mjekëve dhe ekspertëve, në mënyrë që të mos braktiset vendi i punës por të merren masa për parandalimin e virusit.

Sipërmarrjet private të vogla në qoftë se vazhdojnë të mbyllura e kanë të pamundur të kryejnë pagesat e punonjësve të tyre, prandaj duhet një ndërhyrje e qeverisë. Dhoma e Tiranës në bashkëpunim me dhomën e Durrësit kanë paraqitur një kërkesë ku kërkojnë nga qeveria shqiptare për marrjen e disa masave imediate, ndër to është edhe rimbursimi i pagesave për punonjësit që janë larguar nga puna apo janë në karantinim”- tha Aga.