Biznesi i telefonëve të LG-së vijon të humbasë para me një ritëm alarmant. Firma Koreano reduktoi humbjet në 192.33 milion dollarë nga 331.37 milion dollarë në tre mujorin paraardhës.
Në dy vitet e fundit LG ka raportuar vetëm një tre mujori pozitiv ku fitoi 3.2 milion dollarë në fillim të 2017-ës falë shitjeve të LG G6-ës.
Gjatë vitit divizioni mobil gjeneroi 10.52 miliardë dollarë shitje, një rënie me mbi 100 milion dollarë krahasuar me 2016-ën.
Sipas LG-së një prej arsyeve që fshihet pas vështirësive të kompanisë është konkurrenca e fortë nga markat Kineze Oppo, Vivo, Huawei dhe Xiaomi.
Sa i takon produkteve të vetë LG-së, LG V30 është shitur mjaft mirë. E përtej këtij divizioni LG po shkëlqen.
Kompania shënoi 2.23 miliardë dollarë fitim gjatë 2017-ës, më i larti që nga 2009. Ky fitim vjen kryesisht nga divizionet e televizorëve dhe elektroshtëpiakeve.
Suksesi i bizneseve të tjera ju bën të mendoni se edhe për sa kohë do të tolerojë LG-ja biznesin me humbjet të telefonëve.
Sony dhe HTC u dorëzuan vitin e kaluar ku ky i fundit shiti një pjesë të biznesit mobil tek Google. /PCWorld Albanian