Pavarësisht se raporti i Bankës Botërore i të bërit biznes e renditi Kosovën më mirë se një vit më parë, një situatë të tillë nuk po e shohin bizneset që operojnë në vendin tonë.
Në një studim të bërë për klimën e biznesit, thuhet se pritshmëritë e tyre janë negative për muajt e mbetur të këtij viti, raporton KTV.
Kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënës se 2017-ta mund të konsiderohet si një vit i agjendës politike dhe se ka qenë e vështirë të gjendet hapësirë për procese ekonomike.
Përkundër pritjeve negative, Gërxhaliu ka vlerësuar se janë bërë hapa pozitivë, prej nga është dëshmuar se sektori privat është gjenerator i stabilitetit social në Kosovë.
Në këtë studim janë përfshirë 503 ndërmarrje, të cilat janë pjesë e këtij studimi nga viti 2013.

















