Dy prej bursave më të mëdha në botë të monedhave kriptografike pritet të rrisin shpejtësinë dhe efikasitetin e transaksioneve në bitcoin falë një përditësimi të ri të softuerit i prezantuar këtë javë.
Coinbase dhe Bitfinex thanë se do të adoptojnë një SegWit, me të cilin synojnë të reduktojnë kostot e transaksioneve deri në 20% duke rritur njëherazi edhe shpejtësinë.
Entuziastët e bitcoin kanë qenë të ndarë në mendime dhe opinione për mënyrën sesi duhet rritur performanca dhe efikasiteti i rrjetit të monedhës kriptografike.
Një përditësim i mëhershëm quajtur, SegWit2x u tërhoq sepse nuk gjeti mbështetje të gjerë vitin e kaluar.
Sakaq, tarifa e transaksioneve të bitcoin u ngjit në mbi 20 dollarë muajt e fundit duke rritur nevojën e implementimit të një përditësimi.
Disa përdorues ishin aq të irrituar me tarifat e larta saqë krijojnë një version më vete të bitcoin në Gusht të vitit të kaluar quajtur Bitcoin Cash.
Softueri Segregated Witness, ose SegWit, do të rrisë madhësinë e blloqeve. Ndërsa më shumë transakione do të zënë vend në një bllok, shpejtësia e realizimit të tyre do të rritet.
SegWit u prezantua në Gusht ndërsa bitcoin pati rritje të lartë të popullaritetit. Bitfinex, që përpunon 38% të gjithë volumi tregtar bitcoin-dollarë Amerikanë, tha se implementimi ka filluar të Enjten.
Edhe Coinbase që përpunon 17% të transaksioneve mësohet të ketë thënë se këtë javë do të ndodhë implementimi i SegWit. /PCWorld Albanian