Bitcoin nuk është i lejueshëm në Islam thonë autoritetet Turke për çështjet fetare

E publikuar: 29/11/2017 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organi kryesor religjioz në Turqi ka marrë vendim që valuta virtuale, Bitcoin, nuk është e përshtatshme me rregullat e fesë islame, shkruan Euronews.

Drejtoria për Çështjet Fetare, ose Diyanet, një organizatë shtetërore që merret me çështje religjioze, ka thënë që përdorimi i bitcoinit nga myslimanët nuk është i lejuar sepse, sipas tyre, valutat virtuale janë të hapura ndaj spekulimeve financiare.

“Blerja dhe shitja e valutave virtuale nuk përshtatet me rregullat e islamit në këtë kohë, për shkak të faktit që me këto valuta mund të spekulohet dhe mund të përdoren lehtë në aktivitete kriminale si shpëlarja e parave dhe nuk janë nën mbikëqyrjen e shtetit”, thuhet në vendimin e Diyanet për këtë çështje.

Vlera e Bitcoin ka arritur në 10 mijë dollarë, ndërsa hamendësohet që rreth 300 miliardë valuta virtuale janë aktualisht në qarkullim. Në prill, Japonia njohu këtë lloj të parasë si të ligjshme dhe të përdorshme në çdo instancë, por shtetet tjera ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë. /Insajderi